SHBA/ 11 të vdekur nga një sulm i armatosur në sinagogë

Si pasojë e sulmit të armatosur në një sinagogë në qytetin Pittsburgh në Pensilvani të SHBA-ve, 11 persona kanë humbur jetën dhe 6 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Loading...

Drejtori i sigurisë publike në Pittsburgh, Wendell Hissrich, ka njoftuar se në sulm kanë humbur jetën 11 persona dhe 6 të tjerë janë plagosur nga të cilët 4 prej tyre janë policë.

Zyrtarët për shtetasin amerikan 46 vjeçarin Robert Bowers për të cilin kanë deklaruar se është sulmuesi kanë bërë të ditur se ai është arrestuar dhe është dërguar në spital.

Sipas lajmeve në median amerikane, agresori nuk ka të shkuar kriminale dhe se gjatë sulmit ka thënë “të gjithë hebrenjtë duhet të vdesin”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ka dënuar sulmin dhe kërkon dënimin me vdekje për agresorin, në një deklaratë në Indianapolis në lidhje me sulmin është shprehur se “është një antisemitizëm djallëzor, i pabesueshëm dhe i paimagjinueshëm”.

Pas sulmit, nëpër sinagogat në New York janë vendosur forca të sigurisë.