Shaqiri me shokë e dërgojnë Belgjikën në shtëpi

Kombëtarja e Zvicrës ka fituar grupin e dytë (A)të Ligës së Kombeve.

Loading...

Zvicra ka mposhtur Belgjikën me rezultatin e thellë 5-2, për t’u kualifikuar në fazën e gjysmëfinales së Ligës së Kombeve, shkruan GazetaBlic.

Zvicra ishte duke humbur me rezultatin 0-2, por Shaqiri me shokë ndezën motorët dhe fituan 5-2 për t’u kualifikuar tutje.

Thorgan Hazard shënoi dy gola për Belgjikës, kurse Seferovic (3), Rodriguez dhe Elvedi për Zvicrën.

Xherdan Shaqiri ka bërë dy asistime në këtë ballafaqim.

Vlen të ceket se Belgjika nuk arrin kualifikimin në Play Off, kurse kombëtarja tjetër nga ky grup, Islanda bie në grupin B.