Shaqiri në 360 gradë: Historia ime, një përrallë

 

Loading...

 

Që kur ka mbërritur tek Interi nga radhët e Bayernit të Mynihut, Xherdan Shaqiri është shndërruar personazhi kryesor në kampin zikaltër. Gjithmonë i qeshur dhe energjik, 23-vjecari shpreh optimizëm te skuadra e Roberto Mancinit. Në një intervistë të gjatë për mediat italiane, Shaqiri kujtoi se historia e tij i ngjan një përralle.
“Kur mendon se gjithcka ka nisur nga një qytet i vogël në Kosovë, historia ime është vërtet një përrallë. Kam arritur suksese në cdo skuadër ku kam luajtur dhe me të nëjtën dëshirë kam ardhur tek Interi. Pra është e vërtetë që jeta ime duket si përrallë, është një histori e vërtetë, e buku dhe tërheqëse.”
Futbollisti i lindur në Gjilan, shpjegon më pas se ka një lidhje të vecantë me nënën e tij.
“Në fund të cdo ndeshjeje, nëse ajo nuk ka ardhur për të më ndjekur, e telefonoj, përndryshe mërzitet shumë. Prindërit më tregojnë gjithmonë se kur kam qenë i vogël isha shumë i prapë. Gjatë udhëtimeve me avion gjithomë ngacmoja pasagjerët që ishin të ulur përpara. Ndonjëherë një shaka të tillë e bëj edhe tani me shokët e skuadrës.”
Arsyet e largimit nga kampionët e Gjermanisë tashmë nuk janë më një sekret. Në këtë moshe të re, Shaqiri kërkonte më shumë minuta në dispozicion.
“Me moshën që kam dëshiroja të luaja sa më shumë, por fatkeqësisht kjo nuk po më ndodhte te Bayerni. Mancini më shpjegoi se do të kisha shumë hapësira, dhe se isha pjesë e një projekti për ta kthyer në Interit në kohët e lavdisë dhe ja ku jam këtu.”
Por deri ku mund të shkojë Interi sipas Shaqirit në këtë sezon?
“Në këtë pikë të sezonit mund të synojmë vetëm pjesëmarrjen në Europa League. Nuk është aspak e lehtë sepse ka shumë konkurrencë”.
Në fund, sqarim i 23-vjecarit rreth mundësisë për të përfqësuar Kosovën nëse pranohet në FIFA.
“Ndoshta në të ardhmen mund të luaj për Kosovën, por momentalisht një diskutim i tillë nuk ka vlerë, sepse ende nuk është marrë një vendim për ta njohur Kosovën në UEFA dhe FIFA. Unë ndihem shumë mirë në përfaqësuesen e Zvicrës, pasi kemi bërë gjëra të mëdha.”/ss/