Shaqa lutje Kloppit: Më merr në Beograd

Xherdan Shaqiri është duke e lutur Jurgen Kloppin që ta marr me vete në Beograd.

Loading...

Ylli kosovar e ka garantuar trajnerin gjerman se nuk do të jetë nën presion ndaj asnjë reagimi dhe se do të vije vetëm për futboll.

“Nuk më intereson se çka po flasin njerëzit e çka po shkruhet për mua. Unë dua të jem në Beograd për futboll dhe për Liverpoolin” ka thënë Shaqa.

Kosovari i Zvicrës raportohet të ketë patur bisedim me trajnerin gjerman të cilit i ka thënë se do të ndihej keq nëse këtë ndeshje do ta shikonte nga televizori.

Ndeshja Zvezda-Liverpool luhet me 6 nëntor në stadiumin “Rajko Mitiç” duke filluar nga ora 18:55./Indeksonline/