Në një fermë në Xintian të Kinës, në provincën Shejiang, përdoret një metodë e re dhe e rrallë për kultivimin e shalqirit. Ky i fundit, nuk rritet në tokë, por në ajër, ngjashëm me rrushin dhe kjo sipas fermerëve që e eksperimentojnë këtë metodë prej vitesh, ndikon ndjeshëm në cilësinë e produktit dhe në marketing po ashtu.

Ferma ka ngritur një bazë industriale në bashkëpunim me Universitetin e Shejiangut, dhe ka në përdorim mjete të reja inovative dhe sisteme që rrisin prodhimin dhe reduktojnë koston, transmeton TCH.

Për më tepër, ferma mbjell veç shalqirit edhe fruta të tjera për të zhvilluar agro-turizmin dhe për ta kthyer veten në një vend miqësor me ambientin.