Sërish mbishkrime kundër Thaçit dhe djalit të tij

Mbishkrimi “(Baba) Hashimi bën pazare, i biri harxhon pare” kundër presidentit Hashim Thaçi dhe djalit të tij, Endrit Thaçit, është shfaqur sërish sonte në sheshin e Prishtinës.

Ai është vërejtur në sheshin “Nëna Terezë” dhe në murin e objektit të Ministrisë së Kulturës.

Loading...

Në mëngjesin e së martës i njëjti mbishkrim është vendosur në afërsi të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Në kryeqytet, nëpër bilboarde kohë më parë ishin vendosur fotografi të djalit të presidentit Hashim Thaçi nga udhëtimet e tij luksoze dhe të shtrenjta nëpër botë.