Serbia merr goditjen e parë në Dubai: I refuzohet kërkesa për heqje nga rendi i ditës anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL

Kryesuesi i INTRRPOL-it ka refuzuar kërkesën e Serbisë dhe pesë shteteve të tjera anëtare që Asambleja e Përgjithshme të votojë për heqjen nga rendi i ditës votimin për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion.

Loading...

Siç raportojnë mediat serbe, duke u thirrur në burime diplomatike nga Dubai, ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it, kryesuesi ka refuzuar të përfshijë në rendin e ditës kërkesën e Serbisë, të cilin e kanë mbështetur edhe Kina, Spanja, Qipro, Argjentina dhe Suriname, përcjell Telegrafi.

Për pikën e rendit të ditës në lidhje me vendimin për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL është votuar në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, dhe aty raport i ishte 7: 6 për përfshirjen e anëtarësimit të Kosovës në rendin e ditës.

Të martën në Asamblenë e Përgjithshme do të diskutohet dhe votohet për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Ndërkohëinistri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq, tha se do të votojë përsëri për Kosovën që të bëhet pjesë e organizatës më të madhe ndërkombëtare të policisë, INTERPOL-it.

“Nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar vendimin. Ne jemi miq nga të dyja anët, ne nuk duam tensionet politike në rajon, sepse nëse do të ishin, ne, si një shtet i vogël, do të ishim gjithmonë të ekspozuar”, tha kreu i diplomacisë malazeze, raporton b92.

Darmanoviq tha se Mali i Zi nuk do të merret me negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, por pret gjithashtu vazhdimin e tyre. /Telegrafi/