Serbët nën lot, Sllovenia kampion i ri i Evropës në basketboll

Sllovenia është fituesi i Eurobasketit 2017, pas fitores ndaj Serbisë.

Loading...

Sllovenët fituan me rezultat 93:86 (20-22, 36-25, 15-20 dhe 22-18), shkruan Periskopi.

Fituesi thuajse u caktua në çerekun e dytë kur Sllovenia krijoi avantazh prej 11 pikëve.

Ky triumf ështëi pari në histori të Sllovenisë, që prej ndarjes nga Jugosllavia.

Basketbollisti më i mirë në kompeticion për këtë edicion u shpall Goran Dragic, i Sllovenisë/Periskopi