Serbët me fanella të Zvezdës e pësojnë keq në Kroaci, njëri detyrohet të gjuhet në det (VIDEO)

Katër sportistë serb me fanella të Crvena Zvezdes janë sulmuar në orët e pasditës në Riva të Splitit.

Ata ishin në një kafene afër detit kur u sulmuan nga një grup i të rinjve, të cilët kërkuan nga ta që t’i hiqnin fanellat e Zvezdës, shkruan IndeksOnline.

 

 

Tre prej lojtarëve ikën ndërsa njëri i shpëtoj rrahjes duke u hedhur në det.

Sic raporton Index.hr ka të bëjë me lojtarët e vaterpolos të cilët kanë pasur të luajnë kundër Mornar në Split, por pas incidentit u kthyen në Beograd. /IndeksOnline/