Selimi: Rrugës për në varrezat e dëshmorëve, po e ndjej edhe më shumë së sa rëndë peshon padrejtësia mbi vëllezerit Demaku

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar për arrestimin e vëllezërve Demaku, të dënuar nën akuzën për krime lufte, shkruan Gazeta Blic.

Selimi ka bërë të ditur se është duke shkuar rrugës për në Kompleksin Memorial në Gllogjan, për nder të përvjetorit të rënies së Shkelzen Haradinajt, teksa ka thënë se po e ndjen se sa e rëndë peshon padrejtësia mbi vëllezërit Demaku.

Deputeti i Vetëvendosjes, ka shtuar se padrejtësisë gjithmonë do t’i themi padrejtësi.

Ish-kryetari i Drenasit Nexhat Demaku si dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Fadil Demaku, janë dërguar të premtën përfundimisht në burg për vuajtje dënimi.

Ata do të vuajnë dënim në burgun e Dubravës sipas vendimit të dhënë nga sistemi i Drejtësisë në Kosovë.

Teksa, sot është 20 vjetori i vrasjes së heroit të kombit, Shkelzen Haradinaj.

Selimi ka treguar se është duke shkuar rrugës në përvjetorin e bashkëluftëtarit të tij.

Rrugës për në varrezat e dëshmoreve, sot në përvjetorin e Shkelzenit, po e ndjej edhe më shumë së sa rëndë peshon padrejtësia mbi vëllezerit Demaku, teksa po vazhdon përsekutimi ndaj tyre, ashtu siç kjo padrejtësi peshon mbi secilin luftëtar të lirisë që padrejtësisht po mbahen në burgje.
Padrejtësisë gjithnjë do t’i themi padrejtësi!