Selimi nga burgu shkruan letër prekëse për Mujë Krasniqin, Abedin Rexhën dhe Ilaz Kodrën

Ish- komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi me rastin e rivarrimit te dëshmorëve nga varrezat e Polacit ne Kompleksin memorial te Morinës ka shkruar një letër prekëse nga burgu i Dubravës.

Loading...

Në letrën e dërguar në redaksinë e “Indeksonline” ai thotë se  kujtesa do të mbetët e freskët kur ata ranë nëpër beteja, veçanërisht Dhjetori I 1998-tes kur ra Muje Krasniqi me 40 bashkëluftëtarë në kufirin në mes shqiptarëve.

“Lufte behej kudo por UCK-ja nuk mposhtej. Por shembulli i komandanteve luftëtarë mbetej gjithmonë motivim për ushtaret”, ka shkruar Selimi.

Letra e plotë:

Sot u krye procesi i rivarrimit te dëshmorëve nga varrezat e Polacit ne Kompleksin memorial te Morinës. Sot familjet dhe bashkëluftëtaret iu kthyen kujteses dhe dhimbjes te atyre ditëve kur ata rëne dhe u varrosen ne kushte lufte ne Polac. Dhimbja dhe krenaria, sikur atëherë poashtu edhe sot, jane te perhershme. Ne kujtesën tone mbeten te fresketa ditet kur ata rane neper beteja, veçanërisht Dhjetori I 1998-ës kur ra Muje Krasniqi me 40 bashkëluftëtarë në kufirin ne mes shqiptareve. Lufte behej kudo por UCK-ja nuk mposhtej. Por shembulli I komandanteve luftetare mbetej gjithmone motivim per ushtaret. Vetem ne Zonen Operative te Drenices rane kater komandante te brigadave. Ra heroikisht Komandanti I Brigades 112 Abedin Rexha, ra heroikisht Komandanti I Brigades 113 Muje Krasniqi, ra heroikisht Komandanti I Brigades 114 Fehmi Lladrovci dhe poashtu ra edhe Komandanti pasues I Brigades 114 Ilaz Kodra. Te gjithë I pata shoke dhe bashke luftetare, kluam sfida e beteja bashke edhe me Abedinin, edhe me Ilazin, edhe me shume prej atyre qe sot prehen ne varrezat e Morines, por ne veçanti Muje Krasniqi per mua mbetet ai pa te cilin nuk e mendoj as luften time ne UCK. Tre nga komandantet e Brigadave u rivarrosen sot, Muje Krasniqi, Abedin Rexha dhe Ilaz Kodra, ashtu sikur dite me pare u rivarrosen edhe bashkeluftetaret tjerë nga Varrezat e Polacit ne Kompleksin memorial ne Morine. Ne si bashkeluftetare e perjetojme cdo here mungesen e shokeve, por ne dite te tilla ndiejme dhimbje dhe mall per ta. Une si ish Komandant I Zones se Drenices, jam perdite e me krenar qe pata nderin e madh te isha krah per krah me te gjithe ata luftetare qe e nderuan Drenicen, Kosoven dhe gjithe Shqiptarine. Prandaj, sot dua t’I pershendes familjet e atyre deshmoreve, bashkeluftetaret e tyre dhe gjithe qytetaret e Drenices duke shprehur krenarine time se isha bashkeluftetare dhe shok me te gjthe ata deshmore qe prehen ne varrezat e deshmoreve ne Morine. Lavdi deshmoreve. U prehshin te qete ne Kompleksin memorial te deshmoreve ne Morine. Sylejman Selimi Dubrave, 5 Tetor 2018. /Indeksonline/