Sapo ndodhi një aksident komunikacioni në Skenderaj (FOTO)

Sipas burimeve të portalit Drenica Press, sot rreth orës 9:00 të mëngjesit ka ndodhur një aksident komunikacioni në hyrje të Skenderajt, më sakëtsisht afër tjegullorës së qytetit, transmeton Drenica Press.

Sipas burimeve tona mësohet se në këtë aksident janë dy makina dhe policia ka dalë në vendin e ngjarjes. Por gjëndja e të aksidentuarve ende nuk dihet, lidhur më këtë rast portali Drenica Press do t’ju mbaj të informuar./DRENICA PRESS/