Sami Lushtaku sqaron arsyen e ndaljes nga policia zvicerane

Ish komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku është lajmëruar nga Zvicra pas raportimeve nga mediat se gjatë ditës së sotme ishte ndaluar nga ky shtet për shkak të fletarrestit nga Serbia.

Loading...

Përmes llogarisë së tij në Facebook, Lushtaku sqaroi se nuk është ndaluar nga policia zvicerane por që kanë kryer vetëm kontroll rutinë për arsye sigurie, pasi që ishte hera e parë që ka udhëtuar në Zvicër, përcjellë lajmi.net.

Ish-kreu i Skenderajit tha se po qëndron për vizitë turistike.

Shkrimi i plotë:

Në Zvicër për vizitë turistike dhe takime me shumë miq që jetojnë dhe veprojnë këtu. Sa për sqarim, dje nuk kam pasur asnjë ndalesë nga autoritetet zvicerane përveç kontrollave rutinë që bëhen për shkaqe të sigurisë pasi ishte hera e parë që kam udhëtuar në Zvicër, përmes aeroportit të Cyrihut.

Ndryshe, edhe avokati i Lushtakut, Arianit Koci sot gjatë ditës tha për lajmi.net se arsyeja e ndaljes së tij ka qenë vetëm kontroll rutinë./Lajmi.net/