Sami Lushtaku së bashku me Bekim Jasharin në aksion humanitar, do ta bëjnë me shtëpi një familje në Skenderaj (FOTO)

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, së bashku me kryetarin aktual, Bekim Jasharin dhe hoxhë Halil Kastratin kanë nisur ndërtimin e shtëpisë për një familje nevojtar në Skenderaj, shkruan Drenicapress.info

Loading...

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka bërë të ditur se ka nisur ndërtimi i shtëpisë për një familje në Lagjen 6 të Skenderajt.

“Sot në lagjën 6 në Skenderaj, së bashku më hoxhën Halil Kastrati dhe kryetarin e komunës së Skenderajt Bekim Jashari kemi vënë themelet e shtëpisë së një familje me nevojë, ka bërë të ditur Lushtaku.

Fotografia e Sami Lushtaku

Fotografia e Sami Lushtaku

Po ashtu Festa e Fitër Bajramit do të jetë më e mirë këtë herë për familjen Dervishi nga Runiku dhe familjen Emini nga Shipoli i Mitrovicës, shkruan Drenicapress.info

“Ashtu siç kemi premtuar pak kohë më parë, për festën e Fitër Bajramit, familja e Bashkim Dervishit nga Runiku i Skenderajt dhe familja e Shyqri Eminit nga Shipoli i Mitrovicës janë bërë më shtëpi të reja”, ka shkruar Lushtaku.

Ai ka falenderuar edhe humanistin hoxhë Halil Kastrati, i cili po jep një kontribut të madh për familjet në nevojë.

“Falenderoj hoxhën Halil Kastrati, i cili çdoherë është pranë familjeve që kanë nevojë”, ka shtuar Lushtaku./Drenicapress.info

Fotografia e Sami Lushtaku

Fotografia e Sami Lushtaku

Fotografia e Sami Lushtaku

Fotografia e Sami Lushtaku