Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku është rizgjedhur Shef i partisë në Degën e Skenderajt. Ai ka marrë 215 vota ndërsa 21 kanë votuar kundër. Votimi ishte i fshehtë. Zyrtarë të PDK-së kanë thënë se gjithçka ka shkuar sipas rregullave zgjedhore.

Sami Lushtaku do të jetë edhe katër vite Kryetar i PDK-së në Skenderaj. Kjo pasi sot kanë përfunduar zgjedhjet e PDK-së në këtë komunë, ku për Lushtakun kanë votuar 215 delegatë të degëve të Skenderajt ndërsa 21 kanë votuar kundër.

Rezultatin përfundimtar e kanë konfirmuar zyrtarë të PDK-së në Prishtinë që kanë mbikëqyrur procesin.