Sami Lushtaku i emocionuar në Likoc: Po e kujtojmë lavdinë e Shtabit të UÇK-së pa Sylejman Selimin që gjendet padrejtesisht në burg (FOTO)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe Sami Lushtaku, kryetar i degës së PDK-së në Skenderaj, po merrin pjesë në organizimin e Rinisë së PDKsë në Skenderaj, për shënimin e 20 vjetorit të themelimit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, raporton Drenicapress.info

Loading...

Veseli dhe Lushtaku kanë folur për rëndësinë e këtij Shtabi, si dhe rëndësinë që duhet dhënë këtyre organizimeve për mos të harruar të kaluarën tonë të lavdishme.

Sami Lushtaku në fjalimine tij para të pranishmëve në ish-Shtabin e Përgjithshëm të UÇK u shfaq shumë i emocionuar.

“Jemi mbledhur për të shënuar 20 vjetorin e themelimit të Shabit të Përgjithshëm të UÇK-së por me një dhembje të madhe shpirtërore ku përvec që kujtojmë me mall këtë vend kohen e luftës, na dhemb në shpirt edhe më shumë se në këtë takim mungon Komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së, Sylejman Selimi”, tha Lushtaku./Drenicapress.info