Sa fitojnë klubet falë lojtarëve që luajnë në Botëror

Klubet e futbollit përfitojnë një tarifë ditore nga FIFA për futbollistët që marrin pjesë në Kupën e Botës.

Për edicionin e këtij viti, FIFA vetëm për fazën e grupeve u ka akorduar 384 klubeve një shifër prej 150 milionë eurosh. Sipas përllogaritjeve të kryera, pjesa më e madhe e kësa shifre shkon për ekipet e Ligës Spanjolle, për të cilën përfituesi më i madh është pikërisht Reali i Madridit.

Loading...

FIFA u paguan klubeve 7236 euro në ditë për çdo futbollist pjesëmarrës në Kupën e Botës. Pagesa ka filluar në 31 maj dhe do të ndërpritet një ditë pas finales së evenimentit. Nëse një lojtar i Kupës së Botës ka ndërruar klub më shumë se 1 herë nga 2016 e deri tani, ekipet e mëparshme të tij do të marrin 1/3 e pagës së akorduar.

Reali i Madridit do të përfitojë 3.35 milionë euro. “Blancos” ndiqen në këtë pikë nga kampionët e Anglisë të Manchester City me 3.2 milionë euro. Barcelona përfiton nga Messi, Iniesta e të tjerët 2.7 milionë euro nga FIFA.

Po të kthehemi te kampionatet: Premier League përfiton në total 27.41 milionë euro deri në fundin e fazës së grupeve. P

ërfitime sigurojnë edhe klubet italiane, pavarësisht se Italia nuk është në Kupën e Botës. Kështu, Juventus e ekipe të tjerë të Serisë A, marrin nga FIFA për lojtarët e tyre 12.68 milionë euro, duke lënë pas Ligue 1 në Francë me 12.29 milionë euro.

Surprizën në këtë pikë e bën liga e Arabisë Saudite, e renditur në vendin e 8, ekipet e së cilës sigurojnë 5.3 milionë euro.