Sa është i shkolluar djali i heroit, që mori në dorë udhëheqjen e Skenderajt

Bekim Jashari, kryetari i Komunës së Skenderajt të Republikës së Kosovës, është pasardhës i familjes më të respketuar kosovare, djali i Hamëz Jasharit. Familje kjo që sakrifkuan shumë për lirinë e vendit. Si nipi i mësuesit Shaban, edukimi ka qenë primar në formimin e Bekimit. Kështu që, shkollimin fillor dhe të mesëm e mbaroi në Skenderaj e shumë vite më vonë vijojë studimet universitare, shkruan Gazeta Metro.

Pas përfundimit të shkollës së mesme Bekimi migroi në Gjermani, ku vazhdoi të arsimohet, aftësohet profesionalisht, dhe të punojë në koorporatën më të madhe automobilistike, “Bayerisches Motoren Werke”.

Në Prill të 1999, Bekimi nga mërgimi u kthye në Shqipëri ku vizitoi kampet e refugjatëve dhe çlirimtarët e UÇK-së, dhe pas përfundimit të luftës hyri në Kosovë bashkë me bacë Rifatin dhe familjarë tjerë me pritje të UÇK-së.

Pas çlirimit të vendit, Bekimi prap u kthye në Gjermani, dhe pastaj për t’u kthyer përfundimisht në vitin 2005 në Kosovë, aty ku kishte lënë ëndërrat dhe shpresat. Menjëherë filloi studimet e mëtutjeshme deri në ato postdiplomike në fushën e drejtësisë  në Fakultetin Juridik ,dhe vazhdoi karrierën e tij profesionale me përvojat shumë të vlefshme nga një shtet i zhvilluar si Gjermania, shkruan Gazeta Metro.

Më vonë zgjidhet Kryetar i Klubit Futbollistik “Drenica”, ku për një vit e gjysmë përmes reformave menaxheriale arriti suksese të jashtëzakonshme.

Bekimi në Korrik të vitit 2008, vazhdoi me një përgjegjësi të re si menaxher, duke u zgjedhur Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Bekimi gjatë këtij funksioni ka udhëhequr dy procese historike në fushën e menaxhimit të aviacionit:

1. Koncesionimin e aeroportit me kushte të favorshme në interes të Republikës së Kosovës; dhe,

2. Krijimin e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror.

Bekimi është djali i heroit të Kosovës Hamëz Jashari, është i martuar dhe ka katër fëmijë, një vajzë dhe tre djem. Fëmijët kanë trashëguar emrat e familjes që u vranë nga serbët. Hamza, djali i madh, Feridja vajza, Besimi dhe Blerimi./gazetametro.net