Runiku e Turiqeci tregon përkrahje të madhe për Sami Lushtakun dhe PDK- në (FOTO)

Kanë filluar zgjedhet e brendshme të PDK-së në SkenderajGjatë ditës së sotme Kryetari aktual i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku është pritur nga një numër i madh përkrahësish në  Runik dhe Turiqefc te Skenderajt.

Loading...

Siç shihet në këto foto Sami Lushtaku gëzon një përkrahje të madhe nga banorët e Skenderajt, ku në bazë të kësaj përkrahje Lushtaku kërkon sërish postin e kryetarit të PDK-së në Skenderaj.

Ja postimi:

Komisioni Strategjik i degës së PDK-së në Skenderaj takoi strukturat entuziaste të Partisë në Runik

Komisioni Strategjik i degës së PDK-së në Skenderaj i udhëhequr nga Kryetari Sami Lushtaku ka mbajtur takim informues me strukturat e PDK-së në Runik. Qëllim i takimit ishte përgatitja për zgjedhjet e brendshme.

Kryetari i degës Sami Lushtaku ka ftuar të gjithë intelektualët dhe të rinjtë e këtij lokaliteti që të bëhen pjesë e procesit zgjedhor. PDK në Skenderaj do të krijojë mundësi dhe hapësirë për të gjithë që të bëhen pjesë e strukturave drejtuese përmes procesit zgjedhor, ka thënë z.Lushtaku.

Strukturat drejtuese të Partisë në Runik me etuziazëm dhe me pjesëmarrje masive kanë shprehur pëkrahjen e tyre të vazhdueshme për PDK-në dhe kryetarin Lushtaku.

Para të pranishmëve për rëndësinë e zgjedhjeve të brendshme kanë folur edhe nënkryetari i PDK-së Gani Koci, deputet Blerta Deliu dhe Ganimete Musliu dhe sekretari i degës Fadil Nura.”