Rrugët në rajonin e Drenicës të kalueshme

Edhe pas reshjeve të mëdha të borës, që e kapluan vendin tonë më konkretisht rajonin e Drenicës, të gjitha rrugët për qarkullim janë të kalueshme.
Në një prononcim për DrenicaPress, zyrtari për Informim i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se pas reshjeve të borës, vështirësi ka vetëm në Shalë të Bajgorës.
“Përjashtimisht zonës së Shalës së Bajgorës ku ka vështirsi në qarkullim, zonat tjera nuk raportohet për ndonjë bllokim apo pengesë, deri me tani rrugët mbeten të qarkullushme në të tri komunat”, ka thënë Zahiti./DrenicaPress/