Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, z.Nuredin Lushtaku, ka inspektuar realizimin e projektit të asfaltimit të rrugës, që lidh rrugën “Ilaz Kodra”, e që vazhdon prapa objektit të Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina”, për t’u lidhur me rrugën “17 Shkurti”, e cila ndodhet në fazën finale të përfundimit.

Rruga në fjalë, e një distance prej 135 metra, për shumë vite më radhë ka qenë në gjendje të mjerueshme, nga e cila më së shumti kanë vuajtur banorët e kësaj pjese të qytetit.

Me realizimin e këtij projekti që financohet nga buxheti i Komunës së Skenderajt, e i cili po zbatohet me standarde të larta, qarkullimi i automjeteve do të bëhet pa vështirësi, ashtu siç do të bëhet me lehtësi edhe levizja e këmbësorëve.

Në komunën e Skenderajt shumë shpejt do të nisin punimet e projekteve të reja kapitale, duke përfshirë infrastrukturën rrugore, ndërtimin e kanalizimëve, ujësjellëse, dhe projekte të tjera në dobi dhe interes të qytetarave.

Image may contain: one or more people and shoes

Image may contain: one or more people