Ekonomia amerikane krijoi më shumë vende pune sesa pritej në dhjetor, bënë të ditur të dhënat e Qeverisë në Shtetet e Bashkuara.

Punëdhënësit shtuan 312,000 vende pune, shumë më shumë se parashikimet për 177,000, tha Departamenti i Punës.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i mirëpriti shifrat përmes një postimi në Twitter.

Analistët thonë se rritja e punësimit tregon se ekonomia amerikane mbetet e shëndetshme – pavarësisht nga frika për një ngadalësim që ka goditur tregun e aksioneve në muajt e fundit.

Dollari amerikan shënoi rritje pas publikimit të shifrave të premten.

Edhe indekset kryesore të aksioneve në SHBA u hapën më lart se një ditë më parë./rel