Rritet për 2 milionë euro buxheti për pensione të veteranëve

60 milionë e 571 mijë e 776 euro janë paraparë të ndahen për pensione të veteranëve gjatë vitit 2019. Rritja e shumës në 2 milionë euro më shumë për këtë kategori po kritikohet nga kryesuesit e Komisionit për Buxhet e Financa dhe nga ekspertët e ekonomisë. Ata po propozojnë caktim të pensioneve të dinjitetshme vetëm për veteranët e vërtetë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Loading...

Mbi 2 milionë euro më shumë janë parashikuar të ndahen për pagesa të pensioneve për veteranët e luftës gjatë vitit 2019. Për ndarjen e kësaj shume janë kundër ekspertët e ekonomisë, derisa përfaqësuesit e veteranëve janë të gatshëm t’i kërkojnë pensionet me rritje nëse realizohet ngritja e pagës minimale. Kështu ka deklaruar kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, për gazetën “Zëri”.

“Nëse ngrihet paga minimale, atëherë edhe pensioni i veteranëve duhet të ngrihet, kjo gjë është edhe me ligj, prandaj unë besoj se nëse ngrihet paga minimale duhet të rriten edhe pensionet e veteranëve. Në momentin që rriten pagat duhet të rriten edhe pagat e veteranëve të luftës, që është edhe me ligj e garantuar”, është shprehur Gucati.

Ndërkohë ai deklaron se është pro rivlerësimit të veteranëve për të nxjerrë në pah numrin e saktë të tyre. “Nuk jam i sigurt a po rritet numri i veteranëve, sepse nuk kam të dhëna momentalisht a po rritet ose jo.