Rritet numri i rasteve të grabitjeve të armatosura

 

Grabitjet e armatosura në Kosovë kanë shënuar rritje të theksuar kohët e fundit.

Cak i grabitësve të armatosur janë kryesish filialet e bankave në kryeqytet, por edhe në rajonet tjera të vendit.

 

 

Policia e Kosovës ka konfirmuar se kjo vepër këtë vit ka shënuar rritje të theksuar, mirëpo sipas tyre po punohet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

Zyrtarët për informim në Policinë e Kosovës ka thënë se derisa në janar të vitit të kaluar ishin raportuar 14 raste të grabitjeve të armatosura, në janar të këtij viti kanë ndodhur 22 grabitje me armë.

Pra janë tetë raste më shumë të ndodhura këtë vit e të cilat sipas Policisë po hetohen me intensitet për zbulimin e tyre./indeksonline