Rrëzohet aeroplani gjatë uljes, dyshohet për disa viktima

Një aeroplan është rrëzuar në Kathmandu, Nepal ditën e sotme dhe dyshohet për disa viktima.

Aeroplani i cili po udhëtonte nga Dhaka, Bangladesh, u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Tribhuvan, por përfundoi duke dalë jashtë pistës dhe rrëzuar, përcjell albeu.com

Loading...

Pas rrëzimit, aeroplani u përfshi nga zjarri ndërsa ekipet e emergjencës kanë shkuar në vendngjarje.

Fotot e postuara në mediat sociale nga dëshmitarët tregojnë se aeroplani u shkatërrua plotësisht.

Aeroplani thuhet se është një Bombardier Dash Q-400 i aftë të mbajë deri në 78 pasagjerë.

Nuk dihet se sa udhëtarë ishin në bord në kohën e rrëzimit.