Rrënohet objekti pa leje 11-katësh në Mitovicë /Video

Ashtu siç edhe premtoi kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, në Mitrovicë ka nisur rrënimi objektit banesor 11-katësh, i ndërtuar pa leje.

Loading...

Eskavatori i angazhuar nga Komuna e Mitrovicës, ka filluar rrënimin e objektit 11- katësh, të ndërtuar pa leje në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë.

Para fillimit të rrënimit të objektit kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe pronari i objektit të ndërtuar pa leje, patën një bisedë. Mirëpo, pronari i objektit nuk ia ka dalë të bindë kryetarin Bahtiri që të mos realizojë aksionin e rrënimit.

Pas kësaj ka filluar puna në rrënimin e objektit, ku janë të pranishme edhe forcat policore. /Telegrafi/