Rrëfimi i Shkëlqimit se si e gjeti vëllain e vrarë

Në gusht të vitit 2017 qyteti i Mitrovicës dhe ai i Vushtrrisë ishin tronditur nga zhdukja për disa ditë e djalit nga Vushtrria.

Loading...

Kurse disa ditë më vonë Kujtim Meholli ishte gjetur i vdekur në shetitoren “Enver Zymeri”, afër lumit Sitnica .

Prokuroria Themelore e Mitrovicës për këtë vrasje akuzon Liburn Ajazajn, Rejhan Ajazajn dhe Qëndrim Xhakollin.

Ndërsa në gjykatën e Mitorvicës tash e disa muaj ka filluar gjykimi kundër tre të lartëcekurve.

Në seancë ka dhënë dëshminë vëllau i të ndjerit Kujtim Meholli.

Një seancë e gjykimit të Liburn e Rejhan Ajazajt dhe Qëndrim Xhakolit është mbajtur dje në këtë gjykatë.

Fillimisht në seancë avokati Musa Damati i cili ishte dënuar me 250 euro gjobë për mos paraqitje në seancën e mbajtur më 8 tetor, ka paraqitur kundërshtimin e tij lidhur me atë aktvendim para trupit gjykues.

Kërkesa e avokatit është marrë parasysh nga trupi gjykues  dhe të njejtit edhe i është revokuar dënimi.

Kurse seanca ka vazhduar me leximin e akuzës nga ana e prokurores Zejnie Kela.

Ndërsa tre të pandehurit janë deklaruar se ndjehen të pafajshëm lidhur me veprën penale “Vrajse e rëndë”.

Derisa në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur në korrik të këtij viti të akuzuarit Rejhan dhe Liburn Ajazi e kishin pranuar fajësinë lidhur me këtë vepër penale.

Por ky pranim nuk ishte aprovuar nga gjyqtari Petroviq, i cili lidhur me arsyetimin e refuzimit të pranimit të fajësisë ka thënë se ekzistojnë lidhja objektive dhe subjektive se tre të pandehurit e kanë kryer veprën penale.

Më pas në seancë fjalën hyrëse e ka dhënë prokurorja e rastit Zejnie Kela, mbrojtësaja e palës së dëmtuar Hatixhe Latifi si dhe mbrojtësit e të akuzuarve, avokatët Imer Ahmetaj, Musa Damati dhe Skender Musa.

Prokurorja Kela ka shprehur bindjen e saj se gjatë seancave të këtij gjykimi duke u mbështetur në provat e paraqitura në akuzë si dhe nga dëshmit e dëshmitarve do të vërtetohej kryerja e kësaj vepre penale.

Në seancë ka dhënë dëshminë vëllau i të ndjerit Kujtim Meholli.

Shkelqim Meholli para trupit gjykues ka treguar se natën kritike vëllau i tij Kujtim Meholli kishte dalë nga shtëpia pas orës 11 të mbrëmjes, i kishte thënë se po dilte për të shetitur me bicikletë afër shetitores por nuk ishte kthyer më.

Gjatë dëshmisë së tij Shkelqim Meholli gjithashtu ka treguar që së bashku më shokët e tij dhe djalin e agjës kishin filluar  ta kërkonin Kujtimin, gjatë kësaj kohe ata kishin njoftuar edhe policinë të cilët iu kishin thënë se para 24 orëve nuk mund të lëshojnë ekip për kërkimin e Kujtim Mehollit.

Meholli ka treguar se ai me shokët dhe djalin e agjës kishin kërkuar vazhdimisht derisa e kishin gjetur Kujtimin, afër urës së Sitnicës.

Kur u pyet nga prokurorja Kela, se si e kishte njohur tani të ndjerin Kujtim Mehollin, Shkelqimi u përgjigj se fillimishte e kishin parë bicikleten, ndërsa ai ia kishte njohur patikat të cila me sa i kujtohej atij kishin qenë pa lidhëse.

“Rahmetlia i ka pasur duart e lidhur mbrapa”, ka thënë para trupit gjykues dëshmitari.

Kurse për të pandehuren Rejhan Ajazi dëshmitari Meholli ka thënë se nuk e njeh dhe nuk e kishte parë asnjëherë.

Shkelqim Meholli vazhdimisht gjatë dhënies së dëshmisë së tij nga trupi gjykues më kryetar Tomislav Petrovi dhe anëtarë gjyqtarët Sabit Rama dhe Radoslav Markoviq, ka kërkuar drejtësi për vëllaun e vrarë.

Ndryshe Prokuroria Themelore e Mitrovicës akuzon Liburn Ajazajn, Rejhan Ajazajn dhe Qëndrim Xhakollin se  në gusht të vitit 2017, në Vushtrri, në shëtitoren “ Enver Zymeri“ afër lumit Sitnica, duke vepruar së  bashku dhe me marrëveshje paraprake mes tyre, me dashje kanë privuar nga jeta tani të ndjerin Kujtim Meholli.

Sipas akuzës, kjo vrasje ishte bërë në mënyrë mizore dhe për motive të ulëta.

Tutje në aktakuzë thuhet se fillimisht e pandehura Rejhan, sipas planit që  kishte bërë me të pandehurin, Liburn Ajazaj, e kishte ftuar tani të ndjerin, Kujtim Meholli me telefon duke e joshur kinse për një takim dashurie.

Më pas i ndjeri, Kujtim Meholli kishte shkuar me biçikletën e tij për ta takuar të pandehurën Rejhan Ajazaj, derisa të pandehurit Qëndrim Xhakolli dhe Liburn Ajazaj kishin qenë duke e përcjellë të ndjerin.

Derisa i ndjeri, Kujtim Meholli dhe e pandehura Rejhan Ajazaj kishin qenë duke ecur, dy të pandehurit e tjerë Qëndrim Xhakolli dhe Liburn Ajazaj kishin dalë herë përpara dhe herë prapa Kujtimit dhe derisa i pandehuri Liburn Ajazaj kishte qenë prapa tyre ka filluar ta fyente tani të ndjerin.

Më pas i ndjeri iu kishte drejtuar të pandehurit Liburn Ajazaj që të merreshin vesh me fjalë por i njëjti kishte filluar që me pajser (shufër metalike) ta godasë në ballë, goditje nga të cilat ai ka humbur vetëdijen dhe kishte rënë përtokë, ndërsa i pandehuri Liburn Ajazaj prapë kishte vazhduar ta godas prapa në kokë të ndjerin, gjithashtu edhe Qëndrim Xhakolli e kishte goditur disa herë të ndjerin, thuhet në aktakuzë.

Tutje në aktakuzë thuhet se pas goditjes me pajser, Liburn Ajazaj i kishte kërkuar të pandehurit Qëndrim Xhakolli që t’i heqë lidhëset e atleteve që i kishte pasur i ndjeri, ku me të njëjtat ia kishte lidhur duart nga prapa të ndjerit, ndërsa me lidhësen tjetër e kishte shtrënguar tre herë rreth fytit, duke i shkaktuar ngufatje – asfiksi, duke e lënë ashtu të lidhur në një vend.

Gjithnjë sipas aktakuzës, tre të akuzuarit më pas kishin shkuar në shtëpinë familjare të të pandehurit Qëndrim Xhakolli, kurse rreth orës 3 të mëngjesit dy të pandehurit Liburn Ajazaj dhe Qëndrim Xhakolli kishin shkuar përsëri te lumi Sitnica dhe të ndjerin Kujtim Meholli ashtu të lidhur e kanë hedhur në lumë, bashkë me pajserin (shufrën metalike).

Me këtë në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Liburn Ajazaj po ashtu akuzohet edhe për kryerjen e veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve”.