Një mjeke nga Arabia Saudite ka rrëfyer një histori të jetuar, sa rrallë aq dhe tronditëse, të bamirësisë së një të riu me nënën e tij..

Ajo tregon: “Në klinikën time erdhi një 30-vjeçar i quajtur Muhamed së bashku me nënën e tij. Ajo donte të ikte prej tij, e godiste me dorë, e gërvishte me thonjtë e saj dhe e pështynte në fytyrë, por pavarësisht kësaj, buzëqeshja e të birit karshi sjelljes së pazakonte të së jëmës nuk largohej për asnjë çast.

E pyeta të riun: ‘Kush është ky person?’

Ai u përgjigj: ‘Është nëna ime’.

‘Ç’hall ka nëna jote’, e pyeta.

‘Ajo u lind me një çrregullime mendore’, u përgjigj ai dhe vazhdoi:

‘Kujdesem për nënën time që nga mosha 10 vjeçare, gatuaj dhe kryej të gjitha punët e tjera, dhe kur shkoj në shtrat, e lidhi këmbën e nënës për këmbën time, ashtu që të mos mund të largohet nga unë”.

E pyeta: ‘Pse erdhe me të tek unë?’

Ai u përgjigj: ‘Nëna ime ka diabet dhe presion të lartë të gjakut’.

Ndërsa biseduam me të, nëna e tij filloi të bëjë sjellje të pakontrolluara dhe ta pështyjë të birin, Muhamedin, ndërkohë që ai u fshi dhe vazhdoi të buzëqeshë.

I thashë atij: ‘Epo, nëna juaj as që ju njeh?’

I pikëlluar, Muhamedi u përgjigj: ‘Po, ajo nuk e di se unë jam biri i saj, por Ai që më ka krijuar e di se ajo është nëna ime’.

Pastaj nëna e tij u fut në bisedë, dhe i tha atij: ‘Ti je një gënjeshtar! Ti më premtove që do të më çosh në Mekë’.

Muhamedi ia ktheu: ‘Të premtova dhe do të të çoj’

E pyeta Muhamedin: ‘Po përse e çon nënën tënde në Mekë kur ajo është e liruar nga të gjitha obligimet fetare?’

Muhamedi ma ktheu: “Sa herë që nëna ime dëshiron të shkojë në Mekë, unë e çoj atje. Nuk mund të lejoj që nëna ime të dëshirojë diçka dhe unë të mos ia plotësoj dëshirën asaj”.

Kur Muhamedi doli nga klinika me nënën e tij, doktoresha thotë se e mbylli derën dhe qau për një kohë të gjatë. Ajo thotë: “Kam dëgjuar për lloje të ndryshme bemirësie, por kurrë nuk kam parë një të ri i cili kujdeset kaq shumë për nënën e tij cila nuk e njeh atë, duke ia kushtuar gjithë jetën dhe kohën halleve dhe nevojave të saj. Ai mund ta merrte nënën e tij dhe ta dërgonte në një klinikë për sëmundje mendore dhe përsësi të bënte bëmirësi me të, dhe ta vizitonte rregullisht atë. Megjithatë, mirësia dhe fisnikëria e tij donin që dyert e Xhenetit të qëndronin të hapura për të gjatë gjithë jetës se tij!”.