Rrefehet nëna shqiptare e prekur nga kanceri: E mbyta sëmundjen se kam dy vajza për të rritur!

Ersmeralda Veizi ishte e prekur nga kanceri.

Loading...

Në një grup femrash në rrjetet sociale, ajo rrëfen historinë e saj të dhimbshme, momentin kur e mësoi se e kishte këtë sëmundje, trajtimin dhe si iu desh të luftonte me të, transmeton Indeksonline.

“Luftova me psikiatër me ilaçe të vija në vete, luftova me kimioterapitë dhe ia dola. Në korrik mbarova me të gjitha, e mbyta kancerin dhe depresionin me forcën e njerëzve që më donin e mbyta se e kam dy vajza të rris në jetë”, ka shkruar ajo mes tjerash.

 

 

Shkrimi i saj i plotë:

Un e kuptova nga nje gjender ne sqetull qe e pash kur u lava dhe ishte e madhe dhe me dhimbte.. dhe gjith dora ime e djatht kishte marr dhimbje nga kjo gjender.. dhe un kujtoja se dora me dhimbte nga puna.. e keshtu vajta bera ekon dhe historia ime vazhdoj me pasojat e kancerit ne gjoks dhe sqetull.. me ishte perhap dhe ne sqetull shum.. dhe me futem ne operim menjeher pas nje jave.. dhe pas tre javesh qe bera operimin kanceri mu perhap ne qaf..😥 pash tre gjendra ne qaf si kerpudha dhe diten tjeter direkt spital dhe me moren me shiring ta shikonin.. dhe pas nje ore me than qe ka lidhje me kacerin qe perhapet nga qe isha e re ne venat e mia qe kisha ne sqetull ai perhapej shpejt.. dhe aty un u futa ne boten e depresionit dhe sgrita kok me nga ajo bot e erret qe ishte turtur.. ishte me e fort se kanceri luftova me psiqater me ilace te vija ne vete.. luftova me kimioterapit dhe ja dola.. ne korrik mbarova me te gjitha.. e mbyta kancerin dhe depresionin me forcen e njerzve qe me donin.. e mbyta se kam dy vajza te rris ne jet.. e mbyta sepse ne jemi te forta vajza jemi shum te forta… tani kam nje muaj qe kam filluar pun.. dhe ketu te kjo foto jam ne pun.. ju pershendes dhe ju perqafoj fort.