Dy persona janë përleshur fizikisht në qytetin e Podujevës, përkatësisht në fshatin Bajqinë.

Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Indeksonline/