Ronaldo “voton” për qëndrimin e Ancelottit

 

Loading...

Golashënuesi më i mirë i La Liga-s, Kristiano Ronaldo, ka një mesazh për presidentin Florentino Perez. “Karlo Ançeloti është një trajner i madh dhe një njeri i jashtëzakonshëm.

Shpresoj që të punojmë të dy, edhe sezonin e ardhshëm”, shkroi portugezi në profilin e tij në “Tëitter”, duke postuar edhe një foto me italianin.

Ndërsa drejtuesit e klubit janë të prirë për ta larguar Ançelotin, lojtarët e ekipit kërkojnë që ai të qëndrojë. Në të tillë situatë, presidenti Perez vështirë se do t’ia prishë qejfin CR7 dhe djemve të tjerë.