Performanca e Ritës në Berlin.

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Rita Ora, po mban turneun e saj nëpër vende të ndryshme të botës.

Mbrëmë performoi në një koncert në Berlin të Gjermanisë. Atje u prit me flamurin kombëtar shqiptar dhe këtë moment të paharrueshëm për të ajo e ndau me fansat e saj në Instagram.

“Berlin, të dua shumë! Faleminderit për çdo brohoritje!!!!”, shkroi ajo ndër tjerash krahas videos në Instagram.