Rita Ora e konfirmon edhe vetë: Kosovë po vi, jam shumë e emocionuar

Ylli i muzikës me famë botërore, Rita Ora, ka konfirmuar edhe vetë ardhjen në Kosovë, më 17 shkurt.

Loading...

Ora ka treguar se do të këndojë në një koncert të organizuar nga Shteti, për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Përshëndetje të gjithëve. Jam shumë e lumtur që do t’ju bashkohem të gjithë juve në Kosovë, për ta kremtuar përvjetorin e 10-të të pavarësisë”, ka shkruar Rita Ora në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

“Shihemi së shpejti. Ju do Rita”, ka shkruar më tej këngëtarja në rrjetin social.