Rinia Demokratike e Kosovës, dega në Prishtinë, pranë objektit të komunës, shfaqi ekspozitë për gjendjen e rëndë infrstrukturore dhe çështjeve problematike në kryeqytet, në Prishtinë.

“Ekspozita pasqyron gjendjen kaotike në kryeqytet. Duke e parë se komuna nuk po investon në projekte konkrete, nuk po i mirëmban rrugët dhe trotuaret, nuk ka strategji për lehtësimin e komunikacionit të dendur, mungojnë parkingjet, mungojnë parqet e mungon ndriçimi, rinia e Prishtinës nuk mund të qëndrojë indiferente”, potencoi Z. Vivianit Fejza, nga RDK.

Ndonëse ka shumë gjëra elementare që mungojnë, Prishtina vazhdon të ketë tepricë buxhetore çdo vit. Kujtojmë që kryeqyteti në vitin 2018 nuk i ka shfrytëzuar 23 milion euro, ka theksuar ai.

“Shpendi vetëm fizikisht mund të jetë në Prishtinë, sepse me mendje e me zemër është në Bruksel”, theksoi Vivianit Fejza, kryetari i degës së RDK, dega në Prishtinë.