Ribery apo Robben, “viktima” të Raheem Sterling!

Bayern Munchen flitet se do të jetë skuadra më serioze për blerjen e Raheem Sterling. Supertalenti anglez flitet se do të largohet nga Liverpooli në fund të këtij edicioni dhe se kalimi te Bayern është pista më e hapur.

Loading...

Bayern thuhet se e sheh Sterlingun si zëvëndësuesin ideal të njërit nga dy yjet e saj, Robben ose Ribery.

Dy lojtarët e kanë kaluar moshën 30 vjeçare dhe se Bayern do të tentoi që me projektin e ri të angazhoi kryesisht lojtarë të rinjë dhe të largoi futbollistët më në moshë.

Sterling i luan të dy pozicionet e krahut në sulm dhe se do të përshtatej shumë në lojën e bavarezëve. Raportohet se oferta e Bayern për Sterling do të jetë plot 60 milion euro.