Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe deputeti i Kuvendit, Rexhep Selimi, kanë qëndruar sonte për iftar në Podujevë.

Ata së bashku me shumë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë bërë iftar në njërin nga lokalet e qytetit të Podujevës.

Ky ka qenë njëri nga organizimet e Vetëvendosjes në Podujevë, teksa në këtë komunë, deputeti Selimi e viziton shpesh.

Selimi ka marrëdhënie të mira me shumë qytetarë llapjanë, të cilët i viziton kohë pas kohe.

No tags for this post.