Reuters për Albin Tahirin: Djaloshi që priti gjatë që ta përfaqësojë Kosovën, dentist dhe me të afërm deri në Kanada

Dentisti Albin Tahiri, ka pritur për shumë vite që ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike dimërore dhe e kishte fatin ta bënte në Pyeongchang.

Tahiri, vendi i të cilit shpalli pavarësinë nga Serbia një dekadë më parë, është i vetmi atlet kosovar në Lojërat dhe planifikon të marrë pjesë në të gjitha pesë ngjarjet individuale të skijimit alpinist para se të kthehet në shtëpi, shkruan Reuters.

Në garën e tij të parë të martën, ku shumë skiatorë të njohur u rrëzuan, ai zuri vendin e 37 në garën e njohur si kombinim alpik.

Albini në aksion

“Ishte me të vërtetë akull, kështu që kisha shumë probleme. Por kur pashë djemtë e tjerë të dilnin, vendosa ta përfundoja, sepse ishte gara jonë e para dhe donim ta përfundoja garën e parë në Lojërat Olimpike “, ka thënë Tahiri për Reuters.

I lindur në Slloveni me nënë sllovene dhe baba shqiptar, Tahiri ka ëndërruar që të përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike, por vendi, të cilit i mungojnë kushtet ideale të skijimit, u njoh nga Komitetit Olimpik Ndërkombëtar vetëm në viti 2014.

Tahiri pas garës

“Kanë male, por infrastruktura është vërtet e keqe. Ski- liftat janë vërtet të vjetër, pjerrësia ku stërvisim nuk është e përgatitur gjatë gjithë kohës”, shton ai.

Për këtë arsye ai stërvitet kryesisht në Austri, Itali dhe Slloveni, ku jeton, dhe sapo ka diplomuar në stomatologji.

“Gjatë këtyre viteve që unë kam qenë duke pritur që Kosova të futet në familjen olimpike, thjesht kam vendosur të mos pres dhe të studioj në vend – kështu që unë u diplomova në stomatologji, e cila ishte pasioni im. Në të vërtetë, stomatologjia është pasioni im”, shtoi ai.

Albin Tahiri me krerët e KOK-ut

Specialisti i zbritjes, ka të afërm të familjes deri në Kanada dhe tashmë ai po mendon për Lojërat Olimpike të vitit 2022 në Pekin.

Lexo tjetër  Gjurmë Shqiptare: Nga Nishi tek Molla e Kuqe (Video)

Tahiri shpreson që njëri profesion ta ndihmojë tjetrin dje të ketë më shumë para për të stërvitur. /Telegrafi/