Restoranti i Leo Messis, mbyll dyert

Pasi ka qenë i hapur për publik për dy vite, restoranti i Lionel Messi, “Bellavista del Jardín Del Norte”, i cili ka konfirmuar mbylljen.

Restoranti i ylli të Barcelonës “Bellavista del Jardín Del Norte” ka konfirmuar se do të mbyll dyert pasi që grupi i konsorciumit “Iglesias” (në të cilin Leo Messi është partner) paralajmërojë mbylljen “për të ndryshuar modelin e biznesit të tyre”.

Loading...

Rastoranti i shtrenjtë më 400 metra katror ka pasur turbulenca kohëve të fundit në kryeqytetin e Katalunisë, me qytetin që vuajti disa sulme terroriste më 2017 në Las Ramblas dhe shpallen e pavarësisë që pati disa trazira sociale në qendrën e Barcelonës.

Vëllai i Messi, Rodrigo (i cili është pronar i 50 për qind të aksioneve të këtij konsorciumi), i ka thënë ditores katalunasi “La Vanguardia”, që një seri problemesh shkaktoj mbylljen e biznesit. “Kriza financiare, fushata anti-turistike, sulmet terroriste, mostabiliteti civil dhe politik”, citohet të jënë shkaqet e kësaj mbyllje.

Një komunikatë është lëshuar nga grupi i cili lajmëron që hapësira tani është mbyllur dhe do të përdoret vetëm për ndeja private. /GazetaExpress/