Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Prishtinë ka konfirmuar se reperi, Luan Zeqiri i njohur si “Mad Lion”, është anëtari më i ri i saj.

“Lëvizjes sot i’u bashkua edhe një anëtar i ri, Luan Zeqiri, i njohur me emrin artistik “Mad Lion”. Mirëseardhje i uruan kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe anëtari i Kryesisë së Qendrës së Prishtinës, Egzon Azemi”, thuhet në postimin e VV-së në Facebook, transmeton Koha.net.

Tutje Vetëvendosje shton se, “Luani ka lindur në Prishtinë, kurse në vitin 1998 ka migruar në Zvicër, dhe u kthye në vendlindje pas përfundimit të luftës. Që nga viti 2001 ka qenë pjesë e skenës muzikore. Si shumë të rinj të tjerë pasluftës, konkretisht në vitin 2011, Luani migroi përsëri në Zürich të Zvicrës, ku aktualisht jeton dhe vepron. Sot edhe zyrtarisht ka vendosur t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje”.

“Mad Lion” është i njohur për këngën “Molla me Shërbet”, në bashkëpunim me Don Arbasin.