Relacioni dhe inatet mes Kombëtares së Kosovës dhe Shqipërisë

Para pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, të gjithë mbështesnim Kombëtaren shqiptare – në ndeshje miqësore apo edhe kompetitive.

Por, sot, Kosova ka Kombëtaren e saj, e cila po vazhdon të impresionojë nga dita në ditë, teksa ka grumbulluar edhe talentë nga kampionate të ndryshme.

Loading...

Sot, kur jemi pranuar në këto dy instanca të larta të futbollit ndërkombëtar dhe garojmë në Ligën e Kombeve, ka shumë ”dilema” rreth Kombëtares kosovare.

Si ndodhë kjo? Disa tifo-grupe zyrtare të klubeve nga Kosova kanë bërë zgjedhjen e tyre – ata përkrahin Kombëtaren e Shqipërisë dhe organizohen në çdo ndeshje për t’i mbështetur nga afër.

Por, askush nuk e ka të drejtën t’i kritikojë – është vendimi i tyre dhe duhet respektuar nga të gjithë, shkruan IndeksOnline.

Muajve të fundit, megjithatë, ka lindur një ”inat” mes të dyja Kombëtareve. Bëhet fjalë për futbollistët, ku ka prej tyre që kanë prejardhje nga Kosova, dhe duan ta përfaqësojnë Shqipërinë.

Së fundmi, kështu vepruan dy futbollistët, Kastriot Dërmaku e Ardian Ismajli. Madje, ky i fundit ishte edhe kapiten i grupmoshave, U-21 të Kosovës, por pas ciklit eliminator të Kampionatit Evropian për të rinjë, ai kaloi te Shqipëria.

Vendimi i tij u kritikua nga shumë njerëz, megjithatë Ismajli u justifikua duke thënë vendimin e tij e mbështeti edhe familja e tij, teksa sipas tij, Shqipëria ka grup të lojtarëve më të mirë se Kosova.

Nga ana tjetër, për ndeshjet e këtij muaji, trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci ftoi Loret Sadikun, i cili më parë e kishte përfaqësuar Kosovën në nivel ndërkombëtar.

Por, ky i fundit u largua nga Kombëtarja me pretekstin se e do vetëm ftesën nga Kombëtarja e Kosovës, e cila tani drejtohet nga tekniku zviceran, Bernard Challandes.

A ka ”inate” mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë dhe si janë relacionet mes tyre? Për këtë, IndeksOnline, ka kontaktuar trajnerë e analistë nga Kosova e Shqipëria.

Arsim Prepolli, ish-futbollist dhe njohës i mirë i futbollit, thotë se duhet punuar tutje, dhe t’i lënë inatet anash, pasi që kjo nuk i ka hije kombit shqiptar.

Image result for arsim prepolli

”Inate nuk është mirë të mbajmë sepse jemi një popull, një komb, kështu që sa di unë, bashkëpunimi është i mirë, por ka individë që i zmadhojnë gjërat”.

”Ne duhet të komunikojmë dhe të jemi gjithmonë në vëzhgim të lojtarëve që kanë potencial, të cilët duhet t’ua tregojmë ambiciet tona dhe pastaj, futbollistët në fjalë vendosin vetë se cilën Kombëtare duan ta përfaqësojnë”.

”Kjo pasi që edhe vetë futbollistët duan ta kenë një lloj sigurie se çfarë i pret në të ardhmen, prandaj komunikimi duhet të jetë i domosdoshëm”, u shpreh Prepolli për IndeksOnline.

Tutje, ai tha se nuk duhet të merremi me individë dhe se sipas tij, Federata e Futbollit të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë kanë raporte të mira mes vete.

”Duhet të jemi sy-qelë dhe të punojmë duke i lënë inatet anash sepse nuk i ka hije kështu Kosovës dhe Shqipërisë. Nuk duhet të merremi me individë. FFK-ja dhe FSHF-ja kanë raporte të mira mes vete”. përfundoi Prepolli.

Image may contain: 1 person
Çështjen në fjalë, për IndeksOnline, e ka komentuar edhe trajneri nga Shqipëria, Ernest Gjoka. Gjoka tha se e kupton ”luftën” për ta marrë lojtarin më të mirë, por se kjo ”luftë” duhet të jetë brenda disa parmeve.

”Personalisht, mendoj që mes të dyja Kombëtareve duhet patjetër një gjuhë e përbashkët. Është shumë e rëndësishme të mos ketë ‘hatër-mbetje’. për hir të shumë gjërave mes nesh”.

”Sigurisht, ambicia për t’u bërë dy Kombëtare elitare ekziston dhe se do të jetë prezente gjatë gjithë kohës. Por, ne si Shqipëri, kemi dhënë ndihmën tonë për shumë futbollistë kosovar që ta kenë mundësinë t’i tregojnë cilësitë e tyre”.

”Dhe besoj se kjo ka qenë një mundësi e jashtëzakonshme për ta. Ata na kanë bërë krenar me paraqitjet e tyre. Tashmë kuptohet se ‘lufta’ për ta marrë lojtarin më të mirë ekziston”.

”Por, kjo duhet të jetë brenda disa parimeve dhe mendoj se që të dyja Kombëtaret duhet të bashkëpunojnë mes vete, për të mirën e shqiptarëve në mbarë botën”, theksoi Gjoka.

Image result for ismet munishi

Edhe trajneri i famshëm kosovar, Ismet Munishi e ka dhënë mendimin e tij në lidhje për këtë temë, ku ka një këshillë për të dyja Kombëtaret.

”Kombëtarja shqiptare na ka ndihmuar shumë, andaj mendoj se duhet të ketë kordinim mes të dyja Komnbëtareve”.

”Gjërat në këtë aspekt nuk janë duke shkuar mirë. Kur një lojtar të nervozohet me Kosovën nuk duhet të shkojë te Shqipëria, apo anasjelltas”.

”Çështjen e raportet mes të dyja Kombëtareve më mirë e komentojnë kryetarët përkatës, por sipas meje duhet pasur bashkëpunim”, tha Munishi për IndeksOnline.

Për fund, edhe Sokol Xhihani, gazetar i njohur nga Shqipëria tha se Kosova dhe Shqipëria janë një Komb dhe se nuk duhet pasur inate.

Image may contain: Sokol Xhihani

”Të them të drejtën, nuk kam ndonjë koment ‘tamam’. Jemi një Komb që kemi dy Përfaqësuese. Mendoj se nuk ka asnjë inat. Tek e fundit, futboll ësht, s’ka vend për inate”.

Tutje, Xhihani i ka komentuar largimet e Ardian Ismajlit dhe Kastriot Dërmakut drejt Shqipërisë nga Kosova:

”Secili është i lirë të marrë vendime. Si të luanin për Kosovën, si të luanin për Shqipërinë, njejtë do të ishte. Thjesht, janë zgjedhje të lojtarëve”, u shpreh Xhihani./IndeksOnline/