Refuzohet kallëzimi penal ndaj ish-shefit të AKI’së

Më shumë se një vit kur ishte parashtruar kallëzim penal ndaj ish-shefit të AKI-së, Agron Selimaj dhe katër personave të tjerë nën pretendimin se kanë kryer disa vepra penale, ndër to keqpërdorim të detyrës dhe cenim të së drejtës së punësimit, Prokuroria ka hedhur poshtë kallëzimin penal.

Loading...

Kallxo.com ekskluzivisht mëson se prokurori Arian Gashi ka nxjerrë aktvendim për hedhjen e kallëzimit pasi që nuk ka gjetur elemente të veprës penale.

Prokurori Gashi i kontaktuar nga kallxo.com ka konfirmuar se më datë 29 të muajit të kaluar ka nxjerrë aktvendim për hedhjen e kallëzimit penal pasi që nga veprimet paraprake hetimore nuk ka rezultuar se ka elemente të veprës penale.