Pas 20 vjetësh, Saim Krasniqi është rikthyer në qytetin e Nomet të Norvegjisë, ku ishte si refugjatë gjatë luftës.

Rikthimi i Krasniqit po realizohet pikërisht në 20 vjetorin, kur ai kishte gjetur strehim në shtetin norvegjez dhe po ndodh si shenjë falënderimi ndaj vendin që ia hapi derën.

Krasniqi është pritur nga kryetarja e Komunës së Nomet, Bjørg Tveito Lundefaret, të cilën e ka njoftuar për rrugëtimin e tij drejt Norvegjisë, në kohën kur Kosova po digjej nga Serbia.

Po ashtu, Krasniqi e ka ftuar kryetaren Lunderfaret që ta vizitojë Kosovën, me ftesë zyrtare të kryetarit të Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi.

Saim Krasniqi me të përfunduar lufta në Kosovës, ishte kthyer vullnetarisht dhe sot e asaj dite, punon edhe vepron në vendlindje.

Më poshtë, mund ta lexoni letrën emocionuese të Saim Krasniqit, i cili zbulon shumë detaje dhe falënderon përjetësisht shtetin e Norvegjisë.

Të dashur miq, me lejoni të ndaj me ju ketë ngjarje sa të veçantë por edhe aq emocionale për mua, sepse sot e 20 vite më parë isha i sapoardhur si refugjatë nga Kosova në Norvegji.

Përderisa Kosova po ndizej flakë gjithandej unë në atë kohë isha adoleshentë po thuajse i vetmuar (pasi që isha pa familje), i frikësuar por që fatbardhësisht ia dola të dal nga zona e luftës shendosh e mirë, duke u bërë refugjat si shumë kosovar tjerë dhe shkova në Norvegji.

E mbaj mend shumë mirë mikpritjen dhe gjithçka atë që ofroi shteti norvegjez për ne, dhe s’do ta harroj kurrë atë mirëpritje të sinqerte dhe përkrahje në çdo aspekt që më ofruan, sidomos mua që isha adoleshent dhe pa prindër me vete.

Prandaj sot të dashur miq kam ardhur në Norvegji me një mision tjetër, që ta falënderoj shtetin norvegjez dhe qytetin Nomet, i cili më ofroi strehim dhe përkrahje 20 vite më parë.

Ishte kënaqësi e veçantë për mua që sot të takohem me Kryetarin e Komunës së Nomes , ku e njoftova me historinë time gjatë qëndrimit tim si refugjatë në Norvegji, u ndjeva aq i lumtur që ia arrita sadopak të ndjehem falënderues ndaj atyre që na hapen dyert dhe zemrat në kohen kur ishim në gjendjen me të vështirë.

E di që kjo që bëra sot është shumë pak, por shpresoj shumë që kjo iniciativë e imja do të vazhdoj tutje në mes dy vendeve tona. Po ashtu me autorizim të Kryetarit të Komunës  së Kastriotit  z. Xhafer Gashi ia dorëzova ftesën për vizitë Kryetarit z. Bjørg Tveito Lundefaret, në Komunën tonë duke shpresuar në fillimin e bashkëpunimit në shumë fusha ndërmjet dy vendeve tona.

Nuk mund ta përmbyll këtë postim timin pa i falënderuar sinqerisht Kryetarin e Komunës së Nomes si dhe komplet stafit të tij i cili më priti në mënyrë madhështore dhe veçantë ku u ndjeva shumë i lumtur dhe mjaftë i nderuar si mysafir i tyre pas 20 vitesh.

Faleminderit përjetësisht Norvegji

Takk for alltid Norge

Me nderime: Saim Krasniqi