Realiteti i hidhur i bixhozit, historia e Vasilit: Shkatërrova familjen! (Video)

Duke pasur në fokus temën e bixhozit “Shqiptarët për shqiptarët” kanë takuar Vasilin, 37 vjeç jeta e të cilit është shkatërruar plotësisht nga ky ves.

Loading...

Vasili jeton rrugëve të kryeqytetit, i vetmuar e i shkatërruar totalisht. Por jeta e tij shumë vite më parë ka qënë ndryshe, e lumtur pranë gjirit të një familjeje si gjithë të tjerët.Rreth 22 vite më parë, Vasili nisi të luante bixhoz dhe shumë shpejt pa e kuptuar as vetë u rrëmbye nga një vorbull me pasoja tronditëse.

Gjithçka nisi nga kurioziteti, si një lojë argëtuese mes shokësh dhe u shndërrua në një sëmundje të rrezikshme ndaj së cilës ai nuk po luftonte dot më. Vesi i kumarit e burgosi, e bëri pjesë të qelisë së padukshme të industrisë së bixhozit.

Lojërat e fatit e rrëmbyen Vasilin në një botë tejet të rrezikshme, ku çdo ditë e më shumë vetëm humbiste e nuk merrte asgjë në këmbim. Pas humbjeve të njëpasnjëshme, ai duhet të jepte paratë, në të kundërt mund të humbiste edhe jetën.

Zgjidhja që gjeti për të shpëtuar ishte edhe më shkatërrimtare për të e familjen. Pas përpjekjeve të shumta e të dështuara për ta larguar vasilin nga bota e bixhozit, bashkëshortja e tij u largua përgjithmonë, duke marrë me vete edhe vajzën dy vjecare.

Ai nuk u përpoq t’i ndalonte, thellë brenda vetes e dinte që largimi ishte zgjidhja më e mirë për to.