Reali lëshon pikë të arta (Video)

Real Madridi gabon duke lëshuar pikë të arta për të qenë me lartë në renditjen tabelare. Los Blancos  barazuan në Santiago Bernabeu, ndaj Villarealit me rezultat 1:1.
Ky barazim i pamundësoi Realit që të mbajë diferencën e pikëve me Barcelonën.
Cristiano Ronaldo shënoi nga penalltia në minutën e 52’, që e dërgoi Realin në epërsi, ndërsa Moreno në minutën e 64’, barazoi rezultatin, për t’ia mundësuar një pikë të madhe skuadrës së tij në këtë udhëtim.
Reali me këtë barazim mbetet në vendin e parë me 61 pikë, dy pikë më shumë se Barcelona./Drenicapress/

Loading...

https://www.youtube.com/watch?v=T7piDoZ-Rxg