Reali deklarohet për Pogban

 

Loading...

Vazhdon të jetë cak i spekulimeve transferimi i mesfushorit të Juves, Paul Pogba, drejt një klubi të madh evropian.

Gazeta italiane “La Stampa”, ka shkruar sot se Reali i ka ofruar yllit francez kontratë 5 vjecare me 10 milion euro në sezon.

Nuk ka vonuar reagimi i Los Blancos që mohon këtë ofertë.

“Pas raporteve në La Stampa, klubi i Realit sjellë këtë deklaratë, me anë të së cilës mohojmë kontaktet me Juventusin apo agjentin e lojtarit, andaj raportet në këtë gazetë janë të pavërteta”, thuhet në deklaratë, raporton Koha.net.

Për Pogban ka cdo ditë lajme rreth transefrimit të tij. Dje mediat spanjolle shkaruanin se Barca dhe Juve janë afër marrëveshjes, por në mes janë 10 milion euro, pasi Juve kërkon 90 milion euro, kurse Barca ofron 80 milion./DrenicaPress/