Real Madridi bëhet me trajner të ri – prezentohet nesër!

Real Madridi do të emërojë Antonio Conte si trajnerin e tyre të ri të hënën pasdite, sipas Onda Cero.

Loading...

Skuadra e Julen Lopetegui humbi sot ndeshjen e tretë radhazi dhe u turpërua në derbi me rezultatin 5-1 nga Barcelona, shkruan GazetaBlic.

Është hera e parë që madrilenët kanë humbur tri ndeshje rresht në La Ligës që nga maji i vitit 2009.

Ish-trajneri i Italisë, Juventus dhe Chelsea, Conte është favoriti kryesor për të marrë përsipër ekipin e Realit dhe mediat italiane sugjerojnë se një thirrje për të do të vijë gjatë 24 orëve të ardhshme.

Radio spanjolle Onda Cero shkon përtej kësaj dhe këmbëngul që njoftimi tashmë është planifikuar të hënën në orën 12.00.

Conte udhëhoqi Juventusin, ku fitoi tre tituj të Serie A dhe dërgoi Italinë në çerekfinale të Euro 2016, përpara se të udhëheqë Chelsea për triumfet në Premier Ligës dhe FA Cup.