Reagon Security Code për tenderin në KEK

Kommpania e Sigurimeve  “Security Code”, ka reaguar në lidhje me tenderin në KEK.

Loading...

Security Code thotë se në këtë tender janë bërë shkelje të mëdha  në Ligjin e Prokurimit Publik të Republikes së Kosovës.

Kjo është deklarata e plotë e Kompanisë Security Code: “Drejtësia tashmë i ka në dorë të gjitha faktet se si Blerim Dina merr vendime në OSHP duke shkelur me të dyja këmbët Ligjin e Prokurimit Publik të Republikes së Kosovës.

Hetuesit i kanë në dorë 12 fakte për shkeljet ligjore në tenderin “Ruajtja dhe Sigurimi i Objekteve të KEK” të cilin Blerim Dina ja dha një kompanie tjetër vetëm për të mos e shpallur fitues kompaninë “Security Code”.

Këto fakte janë bërë publike dhe do të vërtetohen nga gjykata.

Këto janë 12 manipulimet/shkeljet ligjore që i fshehi Blerim Dina vetëm për ta shpallur fitues kompaninë që gjoja ishte më i lire në tender:

1.Llogaritjet për shujtën e ngrohtë (ushqimin) që kanë qenë edhe kriter në dosjen e tenderit që kompania e ka për obligim ta paguan për punëtor:Kompanija “Rojet e Nderit e ka qit qmimin per nje shujt 0.09 cent në ditë ose 2€ per një muaj! A beson dikush se mund të ushqehet një punëtor në ditë me 0.09 cent dhe per nje muaj me 2€? Si do të arsyetohet ky ushqim 0.09 cent per nje drek(një shujt) apo me 2€ e kalon nje muaj per ushqim një punetor?!Këtë fakt e fsheh OSHP-ja në krye Blerim Dinën.

2. Obligimi ligjor që kanë qenë edhe kriter në dosjen e tenderit është 5 % i trustit pensional që e paguan punëdhënësi dhe 5% punëtori (punëmarrësi).
Në këtë pikë kompania për të dalë më e lirë në tender mashtron duke e llogaritur 5% Trustin pensional që do të paguan kompania për pagën bazë NETO 260 euro plus orët e natës, orët e festave dhe pushimin vjetor në 12.86€?! 
Nuk duhet me qenë ekspert i matematikës që me ditë se 5% i pages bazë prej 260 euro neto + 26.45€ orët e natës + 4.48€ orët e festave + 20.92€ pushimi vjetor Trusti pensional 5% është 17.09€ dhe jo 12.86€ sa është llogaritur nga kompania. Edhe këtë fakt e fsheh OSHP-ja me në krye Blerim Dinën.

3.Kërkesa të obligueshme të dosjes së tenderit kanë qenë edhe çmimet për 5 pjesë të garderobës/uniformës komplet: 1)Jakne dimëri,2)Këmish,3)Xhemper dimri,4)Pantolla,5)Kravat, për 2’580 uniforma. Vetëm në këtë pikë duke i hjekur Xhemperin,kmishen dhe Kravaten Kompania “Rojet e Nderit”e ka ulur çmimin jashtë obligimeve ligjore për 68’370 euro. 
Të gjithë ne tjerët që ishim në garë për këtë tender i kemi ofruar çmimet për 5 pjesët e uniformës që e bëjnë komplet për një punëtor, kurse kompania që e ka shpallur fitues Blerim Dina i ka plotësuar çmimet vetëm për 3 pjesë/elemente të uniformës. Duke bërë shkelje ligjore për të ulur çmimin dhe për të dalë më i lire në ofertë.

4.Obligimi tjetër ligjor ka qenë Menaxheri i sigurimit të ketë Licencë për Menaxher të sigurimit nga Ministria e Punëve të Brendshme ku edhe në këtë pikë kompania mashtron dhe e fut një Licencë për punëtor themelor që edhe këtë fakt e fsheh OSHP-ja me në krye Blerim Dinën.

5.Obligimi tjetër ligjor dhe kërkesë e dosjes së tenderit ka qenë që në ofertën e tyre çdo kompani të ketë nga 1 kontratë me një ofrues të shujtës së nxehtë dhe të ketë çmimin se sa do të i kushtojë ushqimi për punëtor që në këtë rast kompania “Rojet e Nderit” nuk lodhet fare dhe nuk e ka ofruar asnjë kontratë në ofertën e tyre; por më vonë deklaron se e ka kuzhinën e vet dhe e cila nuk i krijon kosto sepse ushqimin e merr falas! që edhe këtë fakt është munduar ta fsheh OSHP-ja me në krye Blerim Dinën.

6. Obligimi tjetër ligjor dhe kërkesë e dosjes së tenderit Dëshmija e referencave nga një milion euro për punë të kryera për vitet 2014,2015 dhe 2016 ku kompania “Rojet e Nderit” e fut një referencë të vitit 2017 që edhe këtë fakt e fsheh OSHP-ja me në krye Blerim Dinën.

7.Sigurimi shëndetësor
Për sigurimin shëndetësor marrëveshjen e ofruar nga kompania ‘Illyrian’, duke ju referuar kërkesës të Aneks A mbulimi për përfitim minimal të obligueshëm, OE fitues-Rojet e Nderit nuk ka specifikuar fare vlerën në vit tek ‘Përfitimi në rast të hospitalizimit’, që edhe këtë fakt e fsheh OSHP-ja me në krye Blerim Dinën.

8.Automjetet patrolluese
Ofertës së tij i mungojnë fotografitë e veturave patrolluese së bashku me logot e vendosura në zonë/lokacion, po ashtu dy fotot e vendosura në DT nuk përputhen me tipin e veturave të ofruara/librezat. Në foto janë paraqitur tipi i veturës Toyota!
Në këtë rast kemi të bëjmë me një mashtrim të radhës nga OE “Rojet e Nderit” ndaj AK-KEK, që edhe këtë fakt e fsheh OSHP-ja në krye Blerim Dinën.

9.Sigurimi i tenderit
kemi vërejtur se në sigurimin e tenderit i mungon ‘Numri i Brendshëm i Prokurimit’, i cili duhet të jetë i shënuar patjetër që ky Sigurim i tenderit të jetë i plotë, që edhe këtë fakt e fsheh OSHP-ja në krye Blerim Dinën.

10.Sistemi SIMER
OE fitues-Rojet e Nderit, kemi vërejtur se Sistemi elektronik për monitorimin e rojeve mund të shkarkohet (pra, koha e tashme e jo koha e ardhshme) drejtëpërdrejtë nga ueb faqja e përdoruesit apo përmes PlayStore & AppStore, me ç’rast ne kemi hulumtuar këtë pohim dhe kemi ardhur në përfundim se deklarimi është i rrejshëm, sepse një produkt i tillë nuk ekziston.
Dhe kemi vërejtur se komisioni vlerësues dhe Eksperti i OSHP-së Agim Sheqiri nuk është merrur fare që të verifikojë këtë sistem të ofruar nga OE fitues-Rojet e Nderit, që edhe këtë fakt e fsheh OSHP-ja me në krye Blerim Dinën.

11.Pajisjet e alarmeve kundër vjedhjeve, Obligimi tjetër ligjor dhe kërkesë e dosjes së tenderit që brenda 3 ditëve të i montojë dhe të i lidhë me bazën e qendrës për monitorim të alarmeve që në fakt kompania “Rojet e Nderit” nuk ka qendër hiq fare dhe që 14 ditë prej se ka filluar kontratës në KEK nuk i ka montuar fare edhe pse për secilën ditë paguhet nga KEK-u, Obligimi tjetër ligjor dhe kërkesë e dosjes së tenderit, që edhe këtë fakt e fsheh OSHP-ja në krye Blerim Dinën.

12.Tabela e Uniformës e pa plotësuar në Dosje dhe Ofertë të Rojeve të Nderit
Lidhur me këtë AK me rastin e mos plotësimit të kërkesave nga DT e në veqanti mos plotësimi i tabelës për llogaritjen e kostos së uniformës automatikisht OE eliminohet nga aktiviteti i prokurimit, që edhe këtë fakt e fsheh OSHP-ja në krye Blerim Dinën.

Bashkangjitur janë argumentet e dokumentuara :Fotografia e Security Code SH.P.K

Fotografia e Security Code SH.P.K