Klubi futbollistik, Prishtina përkundër që nuk arriti ta fitoi titullin e ligës apo Kupën e Kosovës, ata do të jenë përsëri në garat evropiane.

Kryeqytetasit përfunduan të dytit në ligë, transmeton Indeksonline.

Por fitorja e Niklit në Kupën e Kosovës kundër Trepçës 89 do të thotë që vendi i dytë në ligë kualifikohet në para-kualifikimet e Evropa Ligës.

Për Prishtinën kjo do të jetë pjesëmarrja e tretë rresht në garat evropiane dhe e katërta në përgjithësi.

Në një postim në Facebook, klubi i Prishtinës i është gëzuar kualifikimit në garat evropiane./Indeksonline/