Partia Demokratike e Kosovës, pas shumë hezitimeve dhe mospajtimeve, mbrëmë më në fund e ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë.

Në listën prej 110 kandidatësh, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pavarësisht premtimeve, ka përfshirë edhe persona që kanë problem me ligjin, apo tjerë që janë dënuar më herët, shkruan Sinjali.

Në këtë listë mungon Nait Hasani, ish-deputet i disa legjislaturave në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së.

Në një prononcim për Sinjalin, ai ka thënë se mospërfshirjen në listë e ka kërkuar vetë.

“Unë kam kërkuar të mos jem në listë për arsye peronale të cilat s’dua t’i bëj publike”, ka thënë shkurt Hasani.

Përveç Nait Hasanit, jashtë listës së PDK-së mbetën edhe ish-deputetë të tjerë si Flora Brovina, Zenun Pajaziti, Sala Berisha-Shala dhe Abdyl Salihu. /Sinjali/