Reagon KF Drenica, akuza të rënda për FFK-në

 

Ndeshja ndërmjetë Lirisë dhe Drenicës është mbyllur me barazim në kuadër të IPKO Superligës së Kosovës.

Liria ishte nikoqire e skuadrës së Drenicës, ndeshje kjo e zhvilluar në stadiumin e qytetit të Prizerenit, e vlefshme për xhiron e 22-të, shkruan Insporti.com.

Pas përfundimit të ndeshjes, Drenica ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook, në të cilin thuhet se janë dëmtuar nga gjyqtarët.

Ky është shkrimi i plotë:

“Pas ndeshjes së javës së 22-të, në mes të KF LIRIA nga Prizreni dhe KF DRENICA nga Skenderaj, ndeshje e zhvilluar në Prizren me 10.03.2019, Kryesia e KF Drenica ka mbajtur një mbledhje dhe duke analizuar rrjedhën e takimit doli me këtë:

REAGIM

Me anë të kësaj shkrese, deshirojmë të njoftojmë të gjithë opinionin publik mbi padrejtësitë që i janë bërë klubit tonë dhe ende po vazhdojnë t’I bëhën padrejtësi duke mos marrë masa as organët gjegjëse të FFK-së. Reagimi vjen nga ndeshja e fundit e ekipit tonë e zhvilluar në Prizren përballë Lirisë, ku të dyja ekipeve iu deshën pikët për t’i ikur zonës së rrezikshme. Së pari deshirojmë të dijmë nga organët e FFK-së, dhe nga të gjitha mediat, pse sot ditë e diele, nuk ishte e pranishme asnjë kamerë për të xhiruar ndeshjen e as ato për ta transmetuar LIVE. Të gjitha ndeshjët Supersport Kosova i transmetoi Live, vetëm ndeshjën tonë, Liria – Drenica, nuk kishte tranmsetim, a thua pse ndodhi kjo ? A ishte skenar i përgatitur paraprakisht, për t’iu dhënë mundësinë gjyqtarëve që të bëjnë ‘gërrdinë’ që e bënë kryesisht në pjesën e dytë. Përvec që ndeshja nuk ishte në transmetim direkt ajo u xhirua vetëm nga një kamer, dhe atë nga kamera lokale e Prizrenit. Takimi në pjesën e parë, u mundua të mbahet kinse nën kontroll nga gjyqtarët e ndeshjes, por në pjesën e dytë filloi ‘cirku’ i gjyqtarëve të cilët nuk lanë gjë pa bë në këtë takim. Përveq shumë faullave rreth 12 faulla të mos akorduar për Drenicën në pjesën afër zonës së rrezikshme , Lirisë secili kontakt më I vogël iu referua faull. Sapo kalonte ekipi jonë gjysmën e fushës, menjëherë ose sinjalizohej offsajd, ose faull, ose kundershtari merrte topin me faull dhe gjyqtari kryesor nuk reagonte. Si rezultat i këtij ‘maskarallaku’ erdhi anulimi i golit në minutën e 86 të ndeshjes, nga asistenti i parë, Meriton Berisha e ku të gjithë u pajtuan që nuk kishte të bentë më pozicion jashtë loje, madje edhe vet prizrenasit. Pas anulimit të këtij goli, reagoi në mënyrë shumë normale trajneri i ekipit tonë, ku dhe u përjashtua me pretekstin se kishte sjellje jo korrekte, gjë e cila nuk ishte fare e vertetë , dhe duhet të mesohemi njëherë e përgjithmonë që fajtori të denohët e jo me fajin e dikujt tjetër ta pesojë trajneri ose dikush tjetër. Drenica nuk është hera e parë që po demtohet nga gjyqtarët dhe mediat po marrin pjesë drejtperdrejtë në ‘maskarallakun’ që po bëjnë gjyqtarët. E njëjta gjë ndodhi edhe vitin e kaluar Drenica – Besa 2:2, ku Drenica u demtua për dy penallti dhe reagime nuk kishte nga askush madje as mediat nuk pasqyruan rastet në mënyrë korrekte. Kurse edhe sot në Prizren, asnjë medium nuk ishte prezent përvec televizionit lokal të Prizrenit dhe kjo është për t’u habitur si një ndeshje kaq e rëndësishme nuk ishte me ‘interes’ për mediat, e ndeshja KEK-u – Prishtina, a paska shumë interes me u transmetu live edhe me u ndjek nga 4-5 kamera apo dueli i cili rrezikon skuadrat për rënië nga elita. Ju bëjmë me dije në mënyrë publike që mediat janë bërë pjesë e hesapeve të disa klubeve, dhe si rrjedhojë e kësaj as në vikendin e ardhshëm që ekipi jonë do ta zhvillojë në fundjavë ,asnjë kamerë nuk do të jetë e mirëpritur në stadium dhe nuk do t’iu lejohet hyrja, sepse cka është mjaft është mjaft. Një fakt tjetër është se rreth minutës së 70, hidhen shumë sende të forta në fushë, dhe për qudi, delegati i kësaj ndeshje(I cili qendroi tek bankina e kameres gjate gjith kohes, qe do te thote ishte Brenda fushes) dhe i cili dukej si nje zevendesues i kamerave, e ku dihet qe ne rregullat e reja dhe udhezimin e ri te FFK-se, delegatet duhet te qendrojne ne tribuna nuk raporton asgjë në protokollin zyrtar të ndeshjes, dhe nuk e paraqet fare, madje e paraqet që qendrimi i publikut ka qenë korrekt, kurse në Skenderaj, i njëjti delegat, vetëm për një shishe të hudhur kishte paraqitur raport më të cilin klubi jonë është dënuar 1000 euro nga Komisionet e FFK-së. Ky reagim shkon edhe për FFK-në e cila nuk ka fare kujdes në caktimin e gjyqtarëve ndaj ekipit të KF Drenica, dhe kjo ndodhë vetëm për shkak se skuadra jonë është korrekte dhe nuk mund të gjeni vetëm një rast të vetëm ku klubi jonë të ketë kërkuar ndonje favor nga ndonjë gjyqtar në ndonje ndeshje të caktuar. Andaj këto gjera lë të marrin fund njëherë e përgjithmonë të ndërpriten tendencat ndaj ekipit tonë dhe kërkojmë nga komisionet gjegjëse nese janë aq të drejtë, le ta delegojnë treshën e njejtë të gjyqtarëve në ndeshjen e fundjaves, por kjo është krejtësisht non-sens. Gjithashtu si përfundim ju njoftojmë së më këto veprime po i prishet imazhi futbollit Kosovar dhe po i humb kuptimi kampionatit duke favorizuar disa skuadra e duke shkelur disa tjera. Kërkojmë nga organët gjegjëse të FFK-së, që në mënyrë urgjente të ndërrmarin ndonjë veprim konkret, ose përndryshe shumë shpejt kampionati mund të dalë nga ‘binarët’.

Me Respekt, Skenderaj

Kryesia e KF DRENICA 10.03.2019”.